Takim me “AKSA”-n më 12 janar dhe gurthemel në vjeshtë për investimin prej një miliard eurosh për gazifikimin, paralajmëron Mickoski

Lidhur me gazifikimin e paralajmëruar dhe investimin e gjigantit “AKSA”, Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas hapjes së një kopshti të ri në Koçan, tha se studimi i fizibilitetit është bërë nga një kompani e njohur botërore, parametrat janë të qartë dhe prioritetet janë definuar.

“Njëherësh, dua të informoj publikun se ky nuk është projekti i vetëm me vlerë deri në një miliard euro – kemi edhe disa projekte të tjera në të cilat po punohet dhe zhvillohet në fushën e infrastrukturës së gazit dhe termocentraleve me gaz të kogjeneruar. Pres që së shpejti t’i informojmë qytetarët për këtë, përmes një konference për shtyp t’i informojmë qytetarët për atë që është bërë”, tha Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit