Ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i është dhënë lamtumira e fundit, pasi ai vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare, raporton Ekonomia Online.
Daci është varrosur me ceremoni shtetërore në varrezat e lagjes Dragodan në Prishtinë, në praninë e krerëve të shtetit, udhëheqësve institucionalë, akademikëve, familjarëve dhe miqve.
Gjatë ditës, në nderim të tij janë mbajtur homazhe në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa është organizuar edhe Akademi Përkujtimore.



