Mickoski: Kopshti i ri në Koçan do t’i shtojë cilësi jetës së qytetarëve

Për mua është gjithmonë kënaqësi kur lëshojmë në përdorim një objekt që do të shtojë cilësin në jetën e qytetarëve, ashtu siç është edhe ky objekt në Koçan. Kryetari i komunës dha një pasqyrë shumë të detajuar se çfarë qëllimi ka ky objekt, cili është funksioni i tij dhe sa është numri i fëmijëve që do të akomodohen këtu e që do të mund të rriten brenda këtij objekti, siç e dini, u desh një kohë e gjatë që ai të lëshohej plotësisht në përdorim.

Unë do ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar kryetarin e komunës, zëvendësministrin në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjve, këshillin, administratën në Komunën e Koçanit dhe deputetin që është këtu me ne, për angazhimin e tyre dhe për gjithçka që bënë që sot, më në fund pas të gjitha peripecive në të kaluarën, të kemi një objekt funksional dhe plot me fëmijë e punonjës të cilët do të kenë një detyrë vërtet humane dhe unë gëzohem gjithmonë kur më të vegjëlit, më të dashurit tanë, mund t’i kalojnë vitet e tyre më të bukura të fëmijërisë në objekte kaq moderne si ky këtu.

Njëkohësisht, nuk kam çfarë të shtoj më shumë mbi ato që thanë kryetari i komunës dhe zëvendësministri për të gjitha projektet dhe prioritetet, nuk do të përsëritem, vetëm dua të uroj që t’i realizojmë ato sa më shpejt dhe ne si Qeveri do të vazhdojmë t’i mbështesim në qëllimet dhe prioritetet e tyre, sepse kryetari këtu në Koçan dhe zëvendësministri në kuadër të ministrisë, e dinë më së miri se cilat janë prioritetet e qytetarëve.

Po e përsëris, ne si Qeveri qëndrojmë plotësisht pas punës së kryetarit të komunës dhe absolutisht pas nevojave të qytetarëve të Komunës së Koçanit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit