Mexhiti: Çairi po transformohet, investime konkrete, rrugë të reja dhe standarde evropiane për qytetarët

Shkup, 31 dhjetor – Investimet në Komunën e Çairit po vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa çdo ditë po finalizohen projekte që përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën dhe kushtet e jetesës për qytetarët. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.

Mexhiti, njëherësh edhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, njoftoi se sot ka përfunduar një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Çairin e Vjetër, konkretisht në rrugën “Strumicka”.

Kryetari i Çairit gjithashtu ka bërë të ditur se punimet i ka ndjekur nga afër përmes inspektimit të përfundimit të rrugës, me qëllim që të garantohet cilësia dhe respektimi i standardeve më të larta ndërtimore.

Sipas tij, në fazën e radhës fokusi i komunës do të jetë në kompletimin e trotuareve, duke synuar krijimin e një infrastrukture të plotë, funksionale dhe më të sigurt për qytetarët.

Ky projekt, sipas kryetarit të Çairit është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të udhëheqjes komunale për zhvillim të qëndrueshëm dhe investime cilësore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve të Çairit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit