Punimet e riparimit kanë filluar në linjat e energjisë elektrike pranë centralit bërthamor Zaporizhia në Ukrainë, pas një tjetër armëpushimi lokal të ndërmjetësuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
Agjencia e bëri deklaratën sot në X, duke cituar Drejtorin e saj të Përgjithshëm Rafael Grossi.
Një ekip i IAEA-s po monitoron punimet e riparimit, të cilat pritet të zgjasin disa ditë, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar aksidentet bërthamore gjatë konfliktit në Ukrainë, shtoi agjencia.
Drejtori i Përgjithshëm Grossi falënderoi të dyja palët për dakordësinë për këtë “dritare heshtjeje” të përkohshme për të rivendosur transmetimin e energjisë midis nënstacioneve të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhisë dhe termocentralit të Zaporizhzhisë, duke forcuar kështu sigurinë bërthamore, raporton ANSA.



