Shkup, 25 dhjetor – Sonte u mblodhëm në një tubim të jashtëzakonshëm për të mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fuqishme, si dhe për një qeveri që punon për qytetarët, kështu shkroi Mexhiti në postimin e fundit, teksa në këtë tubim i pranishëm ishte dhe Konjufca.
Në këtë tubim, ishim së bashku me nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatin për deputet, z. Glauk Konjufca, si dhe me liderët e VLEN-it: z. Bilall Kasami, Bekim Sali, Bekim Qoku dhe Arben Fetai.
Në këtë sallë të mbushur me qytetarë, u ndje fuqia e bashkimit dhe fryma e fitores së madhe që po afrohet më 28 dhjetor. Sonte ishim bashkë për një të ardhme ku çdo qytetar ka zë dhe mundësi, dhe ku Kosova ecën përpara me shpresë!



