Viti i ri/ Tregtarët ndryshojnë çmimet, qytetarët ankohen për shtrenjtim të produkteve

Goditje çmimesh para festive të fundvitit. Rrritje janë vërjetur në tregje dhe markete. Qytetarët reagojnë duke thënë se çmimet e të gjitha produkteve po thyejnë rekorde dhe mezi arrijnë të sigurojnë ushqimin tradicional për sofrën festive.

“Çmimet janë super, sa më të larta që mund të jenë. Çfarë është ushqimi tradicional që deshët të blinit dhe kishte çmim shumë të lartë?  Mishi, më i shtrenjtë, i ngritën çmimet për gjithçka”, tha një qytetare.

“Çdo ditë rriten, ta dish, gjithmonë – këta këtu janë shtrenjtë, këta dyqanet “zjarr” janë, gjithmonë i rrisin”, u shpreh një qytetar.

“Po të them drejt, blej çfarë është standarde, çmimet janë ato. Mollët 50 denarë, mandarinat 40 – 50 denarë, varet nga cilësia. Vetëm ato i blej, të tjerat në markete”, theksoi një qytetar.

Nga Lidhja e Sindikatave kërkojnë kontrolle më të shtuara dhe gjoba, për të parandaluar rritjen e paarsyeshme të çmimeve.

“Nuk mund para festave dikush të vendosë çmime sipas dëshirës. Këtu duhet të përfshihet shumë edhe Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe të shohë me çfarë fitimi punojnë tregtarët me pakicë, tregtarët me shumicë dhe të gjithë ata që jemi të detyruar t’i paguajmë në markete dhe tregje. Është mirë që shteti për një periudhë të caktuar i ngriti marzhet – megjithatë, në fund të muajit kjo solli rezultat jo më shumë se 100 – 200 denarë në shportën sindikale, ndërsa qytetarët u dëmtuan për më shumë se 1000 denarë gjatë muajit”, tha Ivan Peshevski, Nënkryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se çdo ditë janë në terren dhe bëjnë analiza të çmimeve, të cilat do t’i dorëzojnë tek organet kompetente.

“Po kryejmë analiza në të gjithë shtetin dhe ushtrojmë kontroll ndaj të gjithë tregtarëve në lidhje me çmimet. Analizat e marra do t’i dorëzojmë në Ministrinë e Ekonomisë dhe në Qeveri, të cilat do të vendosin nëse ka rritje drastike të çmimeve dhe nëse ekziston nevoja për ndërmarrjen e masave përkatëse”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Rritja e çmimeve të produkteve nga ana e tregtrarëve pothuajse është bërë praktikë në prag të festës së ndërrimit të motive. / Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit