Shkup, 25 dhjetor – Hristijan Mickoski, u përgjigj në pyetjen lidhur me zgjedhjen e ushtruesit të detyrës Prokuror Publik i Shtetit dhe pritshmëritë nga sfera e prokurorisë në periudhën e ardhshme.
Mickoski theksoi se, nga informacionet që disponon, procedura për zgjedhjen e Prokurorit të Shtetit në Kuvend duhet të përfundojë brenda 2 muajve. Kriteret për zgjedhje, sipas Mickoskit, janë sjellë në përputhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili u miratua nga pushteti i kaluar i LSDM-së dhe BDI-së, dhe me të cilin u ndalua mundësia që profesorët, avokatët dhe juristët e shquar të zgjidhen si Prokurorë Publikë të Shtetit.



