Sipas të dhënave nga Sistemi shtetëror automatik i monitorimit, më 24 dhjetor, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit prej 150 mg/m3 dhe episodi i tejkalimit të pragut të alarmimit për grimcat PM10 është ndërprerë në Kërçovë, njoftoi sot mëngjesi Ministria e Mje
Sipas të dhënave nga Sistemi shtetëror automatik i monitorimit, më 24 dhjetor, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit prej 150 mg/m3 dhe episodi i tejkalimit të pragut të alarmimit për grimcat PM10 është ndërprerë në Kërçovë, njoftoi sot mëngjesi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“Me këtë, masat dhe rekomandimet për tejkalimin e pragut të alarmimit ndërpriten”, thonë nga Ministria.
Më herët, MMJPH infomoi se për Kërçovë vlejnë masat: të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme të instalimeve me leje mjedisore A-integruar, të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalimeve me leje mjedisore B-integruar dhe raportet, instalimet me monitorim të vazhdueshëm të sigurojnë qasje publike te të dhënat e matura, të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht atyre me karburant dizel dhe automjeteve të paregjistruara, të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme në kantieret e ndërtimit, dhe të ndalohet djegia në hapësira të hapura.
“Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike – punëdhënësit të lirojnë nga detyrat punëtore gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt të kaluar të miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekut amë. Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike – punëdhënësit të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në ambiente të hapura të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00. Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në ambiente të hapura”, thanë atëherë nga MMJPH.
disit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.



