-1.2 C
Skopje
Friday, December 19, 2025

Mexhiti: Respektimi i arsimit në gjuhën amtare për të gjitha komunitetet mbetet themel i barazisë dhe kohezionit shoqëror

Sot shënuam Ditën e Arsimit Turk të organizuar nga Shkolla Fillore “Tefeyyuz”, një institucion me traditë të gjatë në arsimin në gjuhën amtare. Kjo ngjarje iu kushtua vlerës së arsimit turk në Maqedoninë e Veriut, rolit të tij në ruajtjen e identitetit kulturor, si dhe kontributit të vazhdueshëm të komunitetit turk në jetën arsimore dhe shoqërore.
Në këtë ditë përcollëm mesazhin e respektit, barazisë dhe bashkëjetesës, duke riafirmuar përkushtimin institucional për mbështetjen e arsimit në gjuhën amtare si vlerë e përbashkët e shoqërisë sonë shumetnike.
Respektimi i arsimit në gjuhën amtare për të gjitha komunitetet mbetet themel i barazisë dhe kohezionit shoqëror, si dhe një angazhim i përbashkët për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit