Fatime Mehmedi, Motra medicionale që dha kontribut të pamohueshëm në shumë sfera, në mjeksi,kulturë,këshilltare dhe motivuese e pa shoq mbi shkollimin e vajzës malësore,të asaj ane!
Lajmi i hidhur që sot morem nga familjaret e familjes Mehmedi se bashkëudhëtarja e Komandant “Fishekut” Ismail Mehmedi- Begu, Fatime Mehmedi nëna e Betimit, Beratit dhe Lindes, është ndar nga kjo botë, për të dalur në boten e përherëshme, ku ka edhe familjar të tjerë, bashkohet me bashkëshortin, Ismail Mehmedi-Begu, Komandant “Fisheku”!
Fatimja, motër medicionale mbante në vëzhgim dhe kujdestari të gjithë fshatrat e Malësisë përreth Sërmnovës dhe jo vetëm, duke u bër edhe “mjeke” deri në kohën kur punësohet mjeku nga fshati, Dr.Hamzi Zendeli, për të vazhduar bashke pa ndalur deri në pensionimin e saj!
Të gjithë ne meritueshem e thirnim “Nëna Tereze” për të cilën kemi ndëgjuar e lexuar, ndersa motrën Fatime me mantelin e bardhe e shihnim për çdo ditë në aksion ndihme, në shtëpitë e malësorëve për të cilet ajo mbante hapur deren e shtëpis së vetë 24 orë, pasi jeta në malësi ishte e tillë, pa rrugë,pa vetura, pa telefona dhe deri von edhe pa rrymë!
Motra Fatimja nuk dinte të refuzon hallexhinjët që drejtoheshin shtëpisë së saj, pavarësisht kushteve, ajo nisej në këmbë ose hipur në kal, drejt fshatit malor, në borë e shi, në dimër e verë, fshatëra që jan edhe sot për rreth Sërmnovës, po me kushte të tjera jetese.
Fatimja kontribut të madh dha edhe në ngjarjet e Gostivarit, të vitit 1997.Ajo bashk me ekipin mjekësor që udhëhiqte Dr. Hamziu, shëruan shumë njerës që morrën plag të rënda e të lehta në Demonstratat në mbrojtje të Flamurit Kombëtar, në Gostivar!
Fatime Mehmedi dhe luftërat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luginës dhe ajo Kombëtare në Maqedoni!
Banesa ku jetonin Ismail Mehmedi-Komandat “Fisheku” dhe bashkëudhëtarja e tij Fatimja, bashkë edhe me 3 fëmijët, në Prishtinë, ishte shëndruar në qendër rekrutimi, të të gjithë atyre që kishin marr vendimin për ti dhënë Atdheut të gjithë mundin, sakrificën dhe jetën për çlirimin e tokave shqiptare të okupuara padrejtësisht nga çizmet e okupatorit sllavo-serbo- maqedon.
Nuk besoj që ka luftëtar nga Gostivari, rrethi dhe malësia, që nuk ka kaluar pragun e banesës ku jetonin kjo familje, për të pushuar,kaluar natën, ushqyer e pir kafen, ku zonja e shtëpis bashkë më tè shoqin, jepnin kurajet e para për mobilizim dhe veshjen e Uniformës me 3 shkronja…
Banesa ishte e vogël, por zemra ishte e madhe, prandaj aty kaluan natën me dhjetra e qindra ushtar të tre Ushtrive Çlirimtare mbarëshqiptare, disa nga të cilët edhe ranë në vijat e frontit, për tu përjetësuar dhe ngritur në Lapidar e Buste në qendrat e qyteteve shqiptare gjithandej trojeve tona!
Prehu e qetë Moter Fatime, mundi dhe gjersa u bëfshin dritë e përjetëshme!
Malësia dhe jo vetëm, do të kujtojnë gjenerat pas gjenerate, si “Nëna Tereze” e Malësisë, Fushës, dhe qytetit të Gostivarit e Prishtinës…..
Ti ishe dhe mbetesh Motër e Bijë shumë vëllezërve dhe familjarëve Shqiptar!
Allahu të ndaft Parajsen!
Me dhimbje, Bashkëpuntori dhe Familjari Luan Veliu
Sërmnovë 22.02.2024





