12.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Qytetet më miqësore në botë

Shumë faktorë duhet të bashkohen në vlerësimin e një qyteti: historia, arkitektura, si dhe konsiderata më bashkëkohore, por janë njerëzit që që ju presin ngrohtësisht dhe duan t’ju ndihmojnë të bini në dashuri me qytetin e tyre.

Revista e udhëtimit Conde Nast Traveler ka publikuar një listë të qyteteve botërore me banorët më miqësorë.

Në tri vendet e para kryesojnë qytetet kanadeze, Calgary, Edmonton dhe Victoria, si edhe në vendin e pestë është po Quebecu i Kanadasë. Vendin e katërt e zë Dublini irlandez. Malaga, Izmiri, Rio de Janeiro, Cartagena e Mexico City, mbyllin top-dhjetëshen.

“Calgary mund të jetë i sheshtë, por është vetëm afro 100 kilometra nga Rocky Mountains, duke e bërë atë një shesh lojrash aventurierësh. Natyra dhe jeta urbane shkojnë dorë për dore këtu. Ju mund të shihni male praktikisht nga kudo, dhe tokat e çudirave në natyrë, si Liqeni Louise dhe Parku Kombëtar Banff që janë vetëm disa orë larg. Ndërkohë, qyteti i nënvlerësuar ka restorante të shkëlqyera biftekësh, butikë të pavarur dhe një komunitet mikpritës shumë-kulturor”, thuhet në përshkrimin e qytetit më miqësor në botë.

 

Qytetet më miqësore në botë sipas sondazhit të Conde Nast Traveller për vitin 2023:

Calgary, Kanada

Edmonton, Kanada

Victoria, Kanada

Dublin, Irlandë

Quebec City, Kanada

Malaga, Spanjë

PIzmir, Turqi

Rio de Janeiro, Brazil

Cartagena, Kolumbi

Mexico City, Meksikë

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit