Komuna e Strugës mirëpriti sot delegacionin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), të kryesuar nga Kryetari i Odës, Nuhi Aliu, Drejtori Ekzekutiv Durim Zeqiri, Kryetari i Nderit Xhemail Dauti, si dhe anëtarë të tjerë të Bordit dhe strukturave udhëheqëse.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra – ish-kryetar i OEMVP dhe një kontribuues kyç në zhvillimin institucional të Odës – zhvilloi një takim konstruktiv me delegacionin, duke vënë në fokus disa nga prioritetet e përbashkëta:
• forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit lokal dhe komunitetit të biznesit
• krijimin e kushteve më të favorshme për investime në rajonin e Strugës
• nxitjen e iniciativave të përbashkëta për zhvillim ekonomik dhe rritje të turizmit lokal
🤝 Komuna e Strugës theksoi gatishmërinë për të vijuar ndërtimin e partneriteteve të forta me sektorin e biznesit dhe institucionet që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.





