Për kryeministrin Hristijan Mickoski, kërcënimet hibride dhe dezinformatat janë sfida më serioze për vendin dhe ato duhet të jenë përparësia kryesore në procesin e zbatimit të reformave. Në konferencën e sotme se si t ‘i njohim këto kërcënime, por edhe si të reagojmë në mënyrë efektive, Kryeministri tha se dezinformimi madje çon në urrejtje midis qytetarëve, e cila, nga ana tjetër, duhet të mposhtet vetëm përmes informimit të duhur.
”Kjo atmosferë toksike krijon në mesin e qytetarëve zemërim, shpesh urrejtje, nganjëherë politike, ndonjëherë ndarje fetare dhe etnike, dhe e gjithë kjo synon të krijojë jo vetëm mosbesim në institucione, por edhe në vetë shoqërinë. Unë mendoj se me informimin e duhur ne do të jemi në gjendje t ‘i mposhtim këto elemente në shoqëri dhe kur ato elemente të mposhten do të jemi në gjendje të ecim përpara”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe dezinformimit, Maqedonia e Veriut nuk është e vetme, tha Metju Loson, ambasadori britanik në vend. Ai theksoi se këto sfida mund të përgjigjen vetëm me rezistencë të përbashkët.
“Ne besojmë se është me të vërtetë e rëndësishme që sistemet të kenë burime të sakta informacioni, sepse dezinformimi prish çdo demokraci. Kjo është arsyeja pse ne konsiderojmë se si partnerë të NATO-s duhet marrim pjesë në këtë luftë së bashku me Kryeministrin dhe me ju”, u shpreh Metju Loson, Ambasadori Britanik në vend.
Përveç Ambasadës Britanike, në konferencën e sotme të titulluar “Kërcënimet hibride dhe dezinformatat- nga njohja në një përgjigje sistematike nacionale” morën pjesë Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski, si dhe disa profesorë dhe ekspertë të fushës nga vendi dhe Evropa. /Alsat.mk





