Me këngë, valle dhe recitime kushtuar festës së 28 Nëntorit, nxënësit e shkollës fillore “Përparimi” në fshatin Krushopek e nisën ditën e sotme me emocion dhe gëzim.
Ndërkohë, nxënësit më të rritur kishin përgatitur edhe një dramë, duke e bërë festën edhe më të veçantë.
“Jo, ai me tha që do të kthehet, të lutem baba më thuaj që nuk është e vërtetë, thuaj që flamuri do të kthehet me buzëqeshje”.
“Si në çdo festë ashtu edhe për 28 Nëntorin kemi përgatitur program për prindërit. Nxënësit kanë përgatitur valle, këngë, drama të ndryshme dhe gjithçka që ata mund të përgatisin.
Atmosferë festive! Po si çdo nëntor edhe këtë nëntor e shënojmë me festë dhe atmosferë festive”, deklaroi Lirie Latifi – Drejtoreshe e Shkollës fillore “Përparimi”.
Festë kishte edhe në shkollën fillore “Dituria” në Saraj, ku nxënësit realizuan një shfaqje të veçantë para prindërve, duke e bërë festen edhe më domethënëse.
“Ma thuaj si e ke emrin? Endrit. Sa vjeç je? Tre. Urime festa e 28 nëntorit. Urime nëntori”, tha një fëmijë i veshur kuq e zi.
“Perse jeni veshur kështu sot? Sepse është 28 nëntori. Është gëzim i shqiptarëve”, u shpreh një nxënës.
“Urime 28 nëntori”
”Dita e flamurit, sot valon flamuri ynë, me shqiponjën dy krenare, në çdo zemër shqiptari ndizet flaka atdhetare. Kujtojmë trimat me pushkë që për ne dhanë jetën për këtë tokë të shenjtë për flamurin dhe atdheun. Në shkollë e rrugica, fëmijët kanë dalë me vrap, rroftë Shqipëria jonë. Në çdo qytet e në çdo fshat tingëllon këngë e lirisë, kuq e zi valojnë bashkë ngjyrat tona të dashurisë”.
Për Alsat, fëmijët të parët uruan festen e 28 Nëntorit.
“Urime festa e 28 Nëntorit” /Alsat.mk





