Forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe integrimi evropian në fokus të takimit të Mickoskit me Rozenkranc

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski sot realizoi takim me ministren suedeze për Çështje Evropiane, Jesica Rozenkranc.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, me një fokus të veçantë në integrimin evropian, proceset gjithëpërfshirëse të reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale”, publikoi kryeministri në Fejsbuk.

Takimi, shtohet në publikimin, përfaqëson një nxitje të fortë për promovimin e mëtejshëm të partneritetit dhe iniciativave të përbashkëta në frymën e vlerave evropiane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit