4.8 C
Skopje
Friday, November 28, 2025

Ali Ahmeti uron 28 Nëntorin: Një komb, një gjuhë, një flamur, një qëndrim, të bashkuar në Europë.

Një komb, një gjuhë, një flamur 🇦🇱, një qëndrim, të bashkuar në Europë.

Kombi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjme dhe çdo gjë që themi.

Të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030.

Të gjithë bashkë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me 🇺🇸 dhe 🇪🇺.

Të gjithë bashkë e kemi detyrim barazinë në Maqedoninë e veriut dhe integrimin europian.

Të gjithë bashkë i kemi amanet shqiptarët në Luginë, Mal të zi dhe mërgatë.

Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë, gëzuar Ditën e Flamurit 🇦🇱 dhe të shpalljes së pavarësisë, e përjetshme Shqipëria.

Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!

🇦🇱🦅👐

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit