Struga rikujton me krenari kontributin e dy personaliteteve të saj që morën pjesë në aktin më të rëndësishëm të kombit shqiptar – shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912. Dr. Murteza Ali Struga dhe Nuri Sojliu ishin përfaqësuesit struganë në Kuvendin e Vlorës, aty ku u firmos dokumenti historik që i dha jetë shtetit shqiptar.
Të dy delegatët qëndruan krah për krah me Ismail Qemalin dhe përfaqësues të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare, duke vendosur nënshkrimin e tyre në aktin që vulosi lirinë. Roli i tyre është konsideruar një nga kontributet më të rëndësishme të Strugës në historinë kombëtare.
Në Ditën e Flamurit, qyteti i Strugës nderon me respekt kujtimin e tyre dhe vlerëson trashëgiminë që lanë pas për brezat e sotëm.
Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!





