Deri sot janë lëshuar 39.012 vauçerë, ndërsa janë shfrytëzuar 18.848, që do të thotë se po aq janë blerë. Përndryshe, masa është 850 milionë denarë,” thotë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetje të deputetëve.
Kryeministri Mickoski theksoi se kjo deri tani nuk ka ndodhur dhe se kjo masë për pajisje elektronike është pjesë e një fushate që ka për qëllim të mbajë të rinjtë në vend.
“Kjo deri tani nuk ka ndodhur dhe mendoj se kjo është pjesë e asaj fushate gjithëpërfshirëse që po e bëjmë për t’i mbajtur të rinjtë këtu, në shtëpi,” theksoi kryeministri.
Mickoski paralajmëroi se do të ketë edhe shumë projekte të tjera për të rinjtë në vitet që vijojnë, sepse, siç tha, e ardhmja është pikërisht tek ata.
“Do të ketë edhe shumë masa të tilla në vitet që vijojnë, sepse potenciali ynë më i madh është te të rinjtë dhe si Qeveri do të bëjmë gjithçka t’i mbajmë të rinjtë këtu, sepse e ardhmja u përket atyre,” tha Mickoski.
|