Festë e shkronjave shqipe në Vjenë

Në qendër të Vjenës artdashësit shqiptarë në Austri patën rastin të përjetojnë një mbrëmje të veçante artistike në të cilën, pos tjerash, u fol edhe për jetën, njerëzoren dhe mesazhet që përçon arti

Autor: Anton Marku

Në shënim të ditës së alfabetit të gjuhës shqipe dhe në prag të festës së flamurit kombëtar lidhja e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ organizoi një aktivitet kulturor festiv në të cilin morën pjesë shkrimtari dhe përkthyesi i njohur nga Shkodra, Primo Shllaku dhe poetja nga Prishtina, Vlora Ademi. Në këtë manifestim morën pjesë edhe dy diplomate nga ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo ngjarje artistike u përcoll edhe me tinguj të muzikës qytetare dhe lexime nga krijuesit tanë në diasporë.

Në qendër të Vjenës artdashësit shqiptarë në Austri patën rastin të përjetojnë një mbrëmje të veçante artistike në të cilën, pos tjerash, u fol edhe për jetën, njerëzoren dhe mesazhet që përçon arti. Të pranishmit fillimisht i përshëndeti Anton Marku, kryetar i lidhjes së shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’, i cili ndër të tjera theksoi se ky format i orëve letrare tashmë është etabluar në Austri dhe se publiku po përfshihet gjithnjë e më tepër në debatet që kanë të bëjnë me të sotmen dhe të ardhmen e identitetit tonë kombëtar.

Mbrëmja ishte e ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë u zhvillua një bashkëbisedim me profesor Primo Shllakun, njërin ndër emrat me të spikatur të letërsisë moderne shqipe. Përpos si poet dhe romansier ai njihet edhe për përkthimet e tij, kryesisht nga gjuha frënge në atë shqipe, por jo vetëm, të Hygoit, Balzakut, Kafkës, etj. Ai ka botuar disa libra me poezi, tregime dhe romane. Temat të cilat u elaboruan gjatë kësaj bisede kishin të bëjnë me artin e shkrimit pas rënies së diktaturës komuniste, bashkëjetesën mes dialekteve e gjuhës shqipe, teatrit si mjet komunikimi me masat, etj.

Në pjesën e dytë studentja Gabriela Mujaj zhvilloi një bisedë me poeten Vlora Ademi, diplomate kulturore dhe autore e përmbledhjes me poezi ‘‘Katërdhjetë e pak’’ si dhe themeluese dhe udhëheqëse e dy festivaleve të poezisë në Kosovë, tashmë me renome edhe ndërkombëtare, ‘‘Republika’’ në Prishtinë dhe ‘‘ResPoetika’’ në Prizren. Në fund të kësaj pjese u lexuan edhe disa poezi të përzgjedhura nga vëllimi i lartpërmendur. Publiku pati rastin që të parashtrojë pyetje dhe bëj sugjerime dhe komente.

Në pjesën e tretë para publikut dolën autore dhe autorë shqiptarë me banim në Austri, Violeta Allmuça. Gjergj Jozef Kola, Angjelina Marku dhe Zaim Toska. Me prezencën e tyre këtë aktivitet e nderuan dhe Anila Ajvazi, konsulle e Shqipërisë në Vjenë dhe Marigona Vrajolli, sekretare e dytë në ambasadën e Kosovës në Austri.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ shfrytëzoi rastin që të përgëzojë anëtaret e saj për sukseset e kohëve të fundit, në radhë të parë Gjergj Jozef Kolen për përzgjedhjen si laureat i qytetit të Vjenës dhe mbështetjen e dy projekteve të tij në fushën e dramës në gjuhën gjermane si dhe Gabriela Mujaj për botimin e librit të saj të parë ‘‘I dashuni jem zdrukthëtar’’ nën përkujdesjen e shtëpisë botuese ‘‘Onufri’’ nga Tirana, libër ky që u promovua disa ditë me parë në kuadër të panairit të letërsisë në kryeqytetin e shtetit shqiptar. Po ashtu u mirëprit edhe anëtarësimi në shoqatë i poetes nga qyteti i Grac-it Fitnete Krasniqi, autore e dy librave. Organizatorët ndanë edhe mirënjohje për donatorët dhe përkrahësit e përhershëm, afaristët Samed Vinca dhe Mair Istrefi.

Kësaj mbrëmje artistike i dhanë një sharm edhe më kombëtar pikat muzikore të interpretuara me mjeshtri nga Vlora Melchard në piano dhe Ersela Nekaj në violinë.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’ është themeluar në vitin 2011. Ajo është adresë e parë e krijuesve shqiptarë në Austri dhe pikë referimi për sa i përket letërsisë shqipe në këtë shtet. Duke u imponuar me një qasje serioze dhe kualitet në organizimin e më shumë se 70 orëve letrare dhe promovimeve të librave, ajo ka komunikuar në mënyrë shumë të frytshme me institucionet në nivel kombëtar, si Ministritë e Kulturës, të Arsimit dhe Diasporës, me Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Vjenë, me shoqatat dhe individët e ndryshëm, etj. Ajo po ashtu ka bashkëpunim shume domethënës edhe me organizatat austriake, sidomos me PEN Klubin e Austrisë dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Austrisë.


E-Diaspora

  • Shqiptari i shpëton jetën biznesmenit italian që ra me makinë në ujëShqiptari bëhet hero në Itali, shpëton biznesmenin që ra me makinë …
  • Haradinaj fton mërgimtarët për angazhim: Kosova duhet kthyer në binarët e normalitetit
  • Ramë Dardania sjell në “Arty Show” artin që ngre zërin për natyrën, frymëzuar nga Rozi Ukaj
  • Lozanë
    Shfaqja e dokumentarit “UDHA – Një gjak, një gjuhë, njëbesë” në EPFL, Lausanne
  • Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”

Jeta në Zvicër

  • Cili rajon zviceran ka taksat më të larta turistike?Nëse jeni duke kaluar pushimet në Zvicër, kini kujdes që taksat turistike ndryshojnë shumë në varësi…
  • Universiteti i Cyrihut mirëpret përfaqësues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut
  • Lajmet që tërhoqën më shumë vëmendje këtë javë
  • Parashikuesit zviceranë i hedhin poshtë spekulimet për “dimrin e shekullit”
  • Shumica e zviceranëve duan njohjen e shtetit palestinez
Albinfo.TV 

Zvicra lanson fushatën e parë kundër dhunës në familje

  •  KosovaNga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë
  •  IntegrimiFlorim Cuculi flet për sëmundjet kardiovaskulare te gratë në Forbes Women’s Summit 2025
  •  LajmeTre ushtarë me rrënjë shqiptare dekorohen për shpëtimin e jetës së një gruaje
  • > Të gjitha
  • Cili rajon zviceran ka taksat më të larta turistike?
  • Promovohet në Cyrih libri i Mira Kazhanit, “Një ditë tjetër”
  • “Françesk Radi: Jeta dhe Tingulli i Tij” në një ekspozitë në Cyrih
  • Universiteti i Cyrihut mirëpret përfaqësues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut
 Sport

  • Kosova një hap larg Botërorit 2026 pas një kthese të jashtëzakonshme

  • Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e lojtarit shqiptar

  • Premier League shkruan për Xhakën: I duhet çdo ekipi

  • Sara Sahiti debuton në Bundesligë, vetëm 11 ditë pas paraqitjes së parë me Kosovën

  • Futbollisti shqiptar bëhet temë diskutimi në Zvicër, a do t’i bashkohet Kosovës?

  • Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”

  • A po i frikësohet Sllovakia kombëtares së Kosovës?

  • Shorti i plejofit për Botërorin 2026

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit