16.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

VLEN: Kodi Penal nuk guxon më të shërbejë si amnisti

Nga VLEN sot thonë se përpilimi i Kodit të ri Penal kërkon analizë të thelluar, harmonizim profesional dhe përfshirje të ekspertizës më të mirë juridike, dhe nuk guxon më të shërbejë si amnisti.

“Binomi BDI–LSDM e përdori flamurin evropian jo për Evropën, por si leckë për të fshirë gjurmët e Nikolla Gruevskit dhe për t’ia shpëtuar lëkurën Sasho Mijallkovit. Nën maskën e “harmonizimit me BE-në”, ata votuan ndryshime në Kodin Penal që sot po ia shohim sherrin e gjithë shoqëria. Ky nuk ishte ligj për standarde evropiane, por ofertë amnistie për kapjen e shtetit, e nënshkruar nga BDI në emër të shqiptarëve, por në interes të Gruevskit, Mijallkovit dhe klikave që kanë plaçkitur edhe shqiptarët, edhe Maqedoninë e Veriut. Ky vend ka nevojë për drejtësi të vërtetë, jo për ligje të qepura sipas hallit të politikanëve që tremben nga përgjegjësia.

Përpilimi i Kodit të ri Penal kërkon analizë të thelluar, harmonizim profesional dhe përfshirje të ekspertizës më të mirë juridike, prandaj VLEN mbështet qasje të përgjegjshme dhe të mbështetur në parime evropiane. Qasja jonë është e qartë vendi ka nevojë për një Kod Penal modern, të ndërtuar mbi parimin e barazisë para ligjit dhe me kapacitet të vërtetë për të siguruar ndëshkim efektiv për korrupsionin dhe abuzimet me pushtetin.

VLEN ka qenë e para që ka kërkuar rritje të përgjegjësisë për korrupsionin e lartë, përmes amendamentit kushtetues. Prioriteti ynë është i thjeshtë, një sistem penal që mbron qytetarët dhe drejtësinë, jo ata që për vite të tëra e përdorën ligjin për të pastruar vetveten nga skandalet”, thonë nga VLEN.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit