13.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Hunejsi, nxënësi 10-vjeçar që bëri histori në Shkup!

Një shembull frymëzues nga shkolla “Imri Elezi” në Shkup. Hunejsi është shndërruar në donatorin e parë në historinë e shkollës që vjen nga radhët e nxënësve. Me plot përkushtim, ai ka arritur të sigurojë plot 300 mijë denarë – rreth 5 mijë euro – nga aktivitetet e tij në YouTube.

Me këto mjete, Hunejsi ka mundësuar vendosjen e kamerave të sigurisë dhe kartelave elektronike për hapjen e dyerve dhe regjistrimin e mësimdhënësve.

Ky veprim i mrekullueshëm, që ai e ka bërë në nder të gjyshit dhe gjyshes së tij, është dëshmi se edhe në moshë kaq të vogël mund të bësh ndryshim të madh.

Shkolla, familja dhe bashkëmoshatarët kanë arsye të forta për t’u ndier krenarë me një djalë që po jep shembull të rrallë të përgjegjësisë, dashurisë dhe frymëzimit për të tjerët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit