6.8 C
Skopje
Thursday, October 30, 2025

CIVIL: Respektimi i ligjeve, mundësia e vetme për mbrojtje nga sulmet hibride

Mundësia e vetme për tu mbrojtur demokracia në vend, dhe mbrojtja e qytetarëve nga sulmet hibride apo lajmet e rrejshme është respektimi i ligjeve ekzistuese dhe harmonizimi i ligjeve me ato të BE-së. Xhabir Deralla nga CIVIL tha se debati synon që mbrojtja e demokracisë në rrethin e dytë zgjedhor të jetë në nivelin e duhur.

“Ne e dimë se sulmet hibride vijnë edhe nga jashtë edhe nga regjioni, por edhe qendra autoritare siç është Moska, dhe qendra tjera në Evropë dhe botë. Ata kanë po ashtu edhe bashkëpunëtorët e tyre lokal, para së gjithash në strukturat politike, në biznese media si dhe sektorët civile. Patjetër duhet të jemi të sinqertë dhe ti përmendim burimet e degradimit të demokracisë. Ligjet ekzistojnë ata duhet vetëm të harmonizohen me rregulloren Evropiane dhe e dyta është që ata të respektohen dhe të mos ketë mos dënim, dhe të mos ketë njerëz që nuk mund ti prek as dënimi as Ligji e as publiku. E dini ata janë njerëzit që e kanë kontroll të mirë te paratë dhe mediat”, tha Xhabir Deralla, CIVIL. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit