Ekipi i kandidatit për kryetar të Tetovës nga VLEN, ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore, ndërsa kanë paralajmëruar edhe vizita shtëpi në shtëpi, për të promovuar programin e tyre politik për katër vitet e ardhshme, për qytetin e Tetovës.
Albi Qamili nga VLEN tha se për dallim nga raundi i parë, kësaj radhe presin rritje të numrit të votave, gjithnjë bazuar në projektet që ka realizuar kandidati i tyre Bilall Kasami, si dhe ato projekte që parashihen për katër vjeçarin e ardhshëm.
“Më 19 tetor, Tetovarët e dëshmuan se përkrahin politikat e mirëqenies, zhvillimit dhe transformimit të Tetovës, dëshmuan se përkrahin Bilall Kasamin dhe kapitullin e dytë për Tetovën, me çka rrezultati ishte mbi 4.000 vota diferencë. Tani ne do vazhdojmë kampanjën edhe për raundin e dytë të dy nëntorit dhe do kemi aktivitete të ndryshme, që përfundimisht më 2 nëntor të vulosim këtë përkrahje të madhe të kasamit me mbi 10.000 vota diferencë që ti japim kapitullin e dytë Tetovës. ne do kemi takime me banorët dhe do vazhdojmë fushatën derë në derë, që të ftojmë qytetarët të dalin masovikisht në votimet e 2 nëntorit që të vulosim fitoren e madhe”, tha Albi Qamili, koalicioni VLEN.