Shkup, 19 tetor – Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sonte se Maqedonia ka zgjedhur drejtim, jo parti. Ai thotë se ky është fillimi i energjisë së re, duke shtuar se që në rrethin e parë kanë fituar mbi 30 komuna.
“Kemi një fitore në mbi 30 komuna në raundin e parë”, tha Mickoski.
“Ne kemi treguar se politika mund të ketë një fytyrë të re, pa zemërim, pa fyerje, dhe qytetarët e kanë njohur këtë”, tha Mickoski.
Ai shtoi se ata kanë edhe një fitore në komunat ku LSDM më parë qeveriste, duke përmendur Strumicën si shembull.