11.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Valbona Adili Emini: ”Dilni dhe votoni, sepse vota është e shenjtë!”

Deputetja e koalicionit VLEN, Valbona Adili Emini, ka bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve në prag të zgjedhjeve të ardhshme, duke i ftuar ata të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë aktive në procesin demokratik.

Përmes një deklarate publike, Adili Emini theksoi rëndësinë e votës si një mjet i pazëvendësueshëm për të ndikuar në të ardhmen politike të vendit dhe të brezave të ardhshëm.

“Të nderuar qytetarë, dilni votoni, shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës sepse vota është e shenjtë. Me anë të votës ne përcaktojmë ardhmërinë tonë,” deklaroi deputetja.

Ajo shtoi se pjesëmarrja masive në zgjedhje është një tregues i vetëdijes qytetare dhe i angazhimit për ndryshime reale në shoqëri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit