Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka dhënë votën e tij sot dhe ka ndarë një foto në Facebook me mbishkrimin:
“Unë votova, po ju? / Јас гласав, а Вие?”
Ademi u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të vendosin për të ardhmen e komunës.