12.8 C
Skopje
Tuesday, October 7, 2025

Certifikata e parë e lindjes drejtpërdrejt në spital, brenda 48 orëve pas lindjes së foshnjës

Shkup, 7 tetor – Ministrja e Transformimit Digjital paralajmëroi se nga janari i vitit të ardhshëm do të nisë regjistrimi plotësisht i automatizuar i fëmijëve të sapolindur, njoftoi Kabineti i saj.

“Qeveria dhe Ministria e Transformimit Digjital po realizojnë edhe një premtim parazgjedhor. Që nga fillimi i vitit, ministria ka formuar një grup pune me përfaqësues nga disa institucione, mes tyre Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë, Ministria e Shëndetësisë – Drejtoria për Shëndetësi Elektronike, si dhe institucionet publike shëndetësore përkatëse, me qëllim arritjen e automatizimit të plotë në lëshimin e certifikatës së parë të lindjes për fëmijët e sapolindur (projekti “e-bebe”)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Projekti “e-bebe”, i cili mbështetet edhe nga Zyra e UNICEF-it, parashikon që prindërit ta marrin certifikatën e parë të lindjes drejtpërdrejt në spital, më së voni brenda 48 orëve pas lindjes së foshnjës.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se prindërit do të duhet të kenë profil të hapur në nivelin bazë të Portalit Kombëtar të Shërbimeve – uslugi.gov.mk.

“Falë punës së përkushtuar të grupit punues, synimi ynë është që projekti të realizohet plotësisht deri në janar të vitit 2026”, thuhet më tej në komunikatë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit