Për shkak të një defekti serioz në gypin e ujësjellësit me diametër prej 600 mm në rrugën “France Preshern” 100D në lagjen Vllae një pjesë e madhe e qytetit është pa ujë, ndërsa pjesa tjetër me presion të ulur, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup.
Siç ceket, furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e punimeve.
Nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) e konfirmojnë informatën për defektin dhe thonë se ekipet ndodhen në terren dhe po punohet në sanimin e tij.
“Për atë shkak, pa ujë janë disa vendbanime, mes të cilave lagjja Vllae dhe komuna Gjorçe Petrov”, saktësojnë nga QMK.