10.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Vazhdojnë SKANDALET e Muftinisë së Strugës: Anëtarët e saj në fushatë me AKI-në

Dy ditë më parë (02.10.2025), në Muftininë e Strugës u zhvillua hapja e institutit të hifzit dhe drejtleximit të Kuranit nga vetë Reisi. Megjithatë, në mbrëmje, operativa e kësaj muftinie u përfshi fuqishëm në aktivitetet elektorale të Aleancës për Integrim (AKI), respektivisht në mbështetje të BDI-së.

Referenti i Muftinisë së Strugës, Mevlur Aliu, së bashku me Dehar Polisin – nipin e Ferat Polisit – morën pjesë drejtpërdrejt në organizimin dhe mirëpritjen e kandidatit të AKI-së. Aliu është parë gjithashtu edhe në hapjen e shtabit zgjedhor të kësaj partie në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, ku me gjeste simbolike ka përcjellë mesazhin për të votuar numrin 4.

Po ashtu, Mevlur Aliu bashkë me hoxhë Shpend Ibrahimin u përfshinë në organizimin dhe pritjen e aktiviteteve të AKI-së në fshatin Tateshë të Epërm.

Këto zhvillime vijnë pavarësisht kërkesave të adresuara ndaj Bashkësisë Fetare Islame (BFI) që Muftinia e Strugës të mbetet neutrale dhe të mos marrë pjesë në aktivitete politike. Megjithatë, veprimet e fundit tregojnë se kjo muftini në mënyrë të hapur po angazhohet në mbështetje të kandidatit të AKI-së.


Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit