4.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Zgjedhjet lokale/ LSDM mbajti tubim në Ohër

LSDM mbrëmë mbajti tubim partiak në Ohër. Duke dashur që ta rikthejnë komunën e Ohrit e cila tani udhëhiqet nga VMRO-DPMNE, Filipçe thotë se kryetari aktual nuk ka realizuar asgjë nga ajo që ka premtuar por vetëm se janë shtrenjtuar shërbimet e qytetarëve. Qyteti vetëm po zgjerohet pa asnjë plan dhe po shndërrohet në një qytet me kaos edhe pse është vend pjesë e Uneskos, thotë Filipçe.

“Projektet kapitale që i trashëguan prej neve mbetën të pa përfunduara. Premtimet e reja janë thjeshtë premtime në letër. Sheshi “Republika e Krushevës”, korsi për biçikleta deri te Shën Stefani. Garazh në kate e premtuar por e harruar. Kaos në komunikacion. Pa siguri nëpër rrugë dhe shkolla sub standarde e përjetojnë qytetarët e Ohrit në luftën për një jetë normale. Dhe derisa pushteti lokal i Pecakovit nuk di si të përballet e as që do të përballet me këto probleme sepse është i fokusuar vetëm në punësime familjare, tenderë dhe në finansimin e donatorëve të VMRO-DPMNE-së nga paratë e qytetarëve ne kemi dhe ofrojmë zgjidhje”, tha Venko Filipçe – LSDM./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit