14.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

Putini uron trupat për pushtimin e qytetit lindor të Ukrainës – Avdiivka

Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar trupat që pushtuan qytetin lindor të Ukrainës Avdiivka, thuhet në faqen e internetit të Kremlinit.
Udhëheqësit kryesor të Rusisë, thuhet se iu prezantua një raport mbi kapjen e qytetit nga ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu.

“Kreu i shtetit përgëzoi ushtarët rusë për këtë sukses, një fitore e rëndësishme”, tha Kremlini, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Agjencitë ruse të lajmeve cituan një telegram që Putini i dërgoi komandantit të grupit “qendër” të forcave në Ukrainë, gjeneral-kolonelit Andrei Mordvichev.

“Për aktivitetin e jashtëzakonshëm ushtarak, unë shpreh mirënjohjen time për të gjitha trupat nën drejtimin tuaj që morën pjesë në betejat për Avdiivka”, cituan agjencitë të thoshte presidenti rus.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit