Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, bën me dije se Greqia ka importuar pjeshkë në vendin tonë, të cilat përmbajnë pesticidin Phosmet mbi normë.
Përmes një njoftimi, AKU-ja bën thirrje që të gjitha bizneset të cilat kanë ende gjendje nga ky frut, të bëjnë kthimin e tij. Sakaq, operatori i biznesit ushqimor, ka njoftuar të gjitha pikat ku ka bërë shpërndarjen e frutit.
Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.
Kategoria e produktit: fruta – perime
Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.