Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka zhvilluar sot një takim koordinues me përfaqësuesit e të gjithë sektorëve të përfshirë në zbatimin e Agjendës Reformuese 2024–2027, në kuadër të kompetencave të ministrisë që ai drejton.Gjatë takimit, ministri Durmishi ka diskutuar për progresin e deritanishëm, sfidat që paraqiten gjatë realizimit të aktiviteteve reformuese, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për përmbushjen në kohë të detyrimeve të përcaktuara.Në fokus të diskutimeve ishin thjeshtimi i procedurave administrative, përmirësimi i klimës së biznesit dhe forcimi i koordinimit ndërinstitucional, si elemente kyçe për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve.Durmishi ka kërkuar nga të gjithë përfaqësuesit e sektorëve përkushtim maksimal, komunikim të vazhdueshëm dhe respektim rigoroz të afateve, duke theksuar se zbatimi i reformave kërkon përgjegjësi dhe angazhim konkret nga secili institucion dhe sektor i përfshirë.Ministri ka nënvizuar se Agjenda Reformuese 2024–2027 është një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit evropian të vendit, por njëkohësisht edhe një mundësi për të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët dhe bizneset.Sipas tij, zbatimi i suksesshëm i reformave duhet të përkthehet në institucione më efikase, procedura më të thjeshta, kushte më të favorshme për biznesin dhe një ekonomi më të fortë e më konkurruese.“Prioriteti ynë është që reformat të japin rezultate konkrete dhe të matshme”, ka theksuar ministri Durmishi.Përmes këtij angazhimi, Ministria e Ekonomisë dhe Punës synon të përshpejtojë realizimin e aktiviteteve reformuese dhe të sigurojë që detyrimet e marra përsipër të përmbushen brenda afateve të përcaktuara.








