-1.2 C
Skopje
Thursday, December 18, 2025

Ademi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz, ulja e numrit të këshilltarëve është joligjore

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konfirmon ligjshmërinë e vendimit të qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve nëpër komuna.

Para Gjykatës, Ademi e cilësoi vendimin si skandaloz dhe theksoi se kjo tregon se gjykata po vepron nën ndikim politik.

“Vendimi është antikushtetues dhe bie ndesh me Ligjin për BNJV, konkretisht me nenin 34. Gjykata gjithashtu ka injoruar vendimin e saj të mëparshëm që ndalon ndarjen e popullsisë në rezidentë dhe jorezidentë,” deklaroi ai.

Ademi shtoi se ky vendim përforcon bindjen se Gjykata Kushtetuese është kthyer në një mjet politik dhe se gjatë votimit kishte ndarje etnike: pesë gjyqtarë maqedonas votuan pro, ndërsa dy shqiptarë dhe një turk votuan kundër.

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë të gjitha iniciativat e deputetëve të Frontit Europian që kundërshtonin vendimin për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve komunalë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit