30.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Geriatria”

Anulohen dy seanca gjyqësore për rastin “Geriatria”, prej të cilave njëra duhej të mbahej sot në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ndërsa tjetra më 18 shtator.

Siç informojnë nga Gjykata Penale, debatet janë anuluar për shkak të gjendjes shëndetësore të një prej të akuzuarve. Mbrojtja e të akuzuarit B.A. ka dorëzuar dokumentacion mjekësor në Gjykatë, sipas të cilit ai nuk mund të marrë pjesë në debatet.

Gjykimi do të vazhdojë në terminin tashmë të konfirmuar gjegjësisht më 20 tetor.

Në seancën e kaluar gjyqësore të akuzuarit u deklaruan senuk ndjehen fajtor për veprat për të cilat akuzohen.
Në rastin “Geriatria” për marrje të ryshfetit akuzohet drejtori i Geriatrisë, Muhsin Arifi, përderisa Blerim Amiti për ndikim të jashtëligjshëm.

Sipas aktakuzës, Arifi ka kërkuar 20.000 euro që të mundësojë pranim në spital të pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili paraprakisht e ka njohur dëshmitarin, është ofruar të ndërmjetësojë dhe e ka pranuar shumën në të holla, me çka ishte kapur në vendin e ngjarjes nga ana e policisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit