Teksa sot lexojmë që një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ka tronditur banorët e Kretës në Greqi, në të njëjtën datë, por 65 vite më parë është regjistruar tërmeti më i fuqishëm në histori.
Më 22 maj të vitit 1960, në Kili u shënua tërmeti më i fuqishëm i regjistruar nga instrumentet sizmike, i cili shkaktoi dëme të shumta jo vetëm në Kili por dhe më gjerë, humbje të konsiderueshme jetësh, zhvendosje dhe shkatërrime, si edhe një cunami masiv që përshkoi Oqeanin Paqësor.