18.8 C
Skopje
Thursday, September 11, 2025

Berisha mbështet thirrjen për protesta: Jam 100% dakord me Salianjin, do të nisim së shpejti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e plotë për kërkesën e deputetit Ervin Salianji për organizimin e protestave kundër qeverisë.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha paralajmëroi fillimin e protestave dhe revoltave qytetare, duke theksuar se pas 11 majit 2025 është marrë vendimi për të përdorur çdo mjet demokratik për të rikthyer votën e lirë tek qytetarët shqiptarë.

“Propozimi i Salianjit është absolutisht i drejtë. Jam 100% dakord me të,” u shpreh Berisha.

I pyetur për kohën e nisjes së protestave, Berisha u përgjigj:

“Në kohën më të shpejtë të duhur. E kuptoj plotësisht gjendjen e mbështetësve tanë, por jemi përpara një misioni të ri dhe madhor – shpëtimit të Shqipërisë nga një regjim autoritar, i ndërtuar mbi drogën, krimin dhe korrupsionin.”

Sa i takon funksionimit të brendshëm të partisë, Berisha theksoi se struktura aktuale mbetet në funksion dhe se Partia Demokratike ka të gjitha kapacitetet për të marrë vendime të drejta dhe të arsyeshme.

Lidhur me mundësinë për zgjedhje të brendshme, ai shtoi:
“Partia ka një statut dhe gjithçka do të zhvillohet në përputhje me të. Por një gjë është e sigurt – analiza do të bëhet.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit