Kandidati i pavarur për Strugën, Mendi Qyra, pas një vizite në fshatin Labunishtë, ka ndarë përmes një shkrimi në Facebook përshtypjet e tij për pasuritë natyrore të zonës.
Ai theksoi se pas një bisede me banorët dhe adhuruesit e natyrës, u nis në bjeshkët e Labunishtit, ku u përball me një mrekulli natyrore të pashfrytëzuar: shtigje për ecje malore, dy liqene akullnajore, burime me ujë të ftohtë, bimësi të rrallë, lule malore dhe një traditë të gjatë në blegtori.
“Një pasuri e rrallë, që çdo vend tjetër në botë do ta kishte kthyer në krenari të turizmit. Mjerisht, mungesa e investimeve dhe vizionit ka bërë që kjo bukuri të mbetet e papromovuar”, theksoi Qyra.
Ai shtoi se Labunishti dhe rrethina e tij kanë potencial të madh për zhvillim turistik dhe ekonomik, nëse institucionet vendosin t’i kushtojnë vëmendjen e merituar.
#MendiQyra #Labunishta #PërStrugën