Shkup, 8 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një postim në rrjetet sociale, dërgoi urim me rastin e Ditës së Pavarësisë, në të cilin thekson se 8 shtatori është simbol i vendimit historik të popullit tonë për të marrë fatin e tij në duart e veta, për të krijuar një atdhe të lirë, demokratik dhe të begatë.