Një zë që flet me guxim dhe përkushtim për hallet, idetë dhe nevojat e secilit bashkëqytetar që na mbështet fuqishëm dhe ka besim tek ne.
Mbështetja e qytetarëve është forca jonë më e madhe dhe pikërisht sepse ju besoni tek ne, ne e dimë që na pret shumë punë dhe shumë përgjegjësi.
Me ekipin tonë të përkushtuar, do të japim maksimumin për të sjellë zhvillim dhe dinjitet në vendin tonë. Do të punojmë me projekte konkrete, duke kërkuar mbështetje nga pushteti ekzekutiv, nga ministritë, drejtoritë, fondet IPA, fondet ndërkombëtare dhe ambasadat, sepse Haraçina meriton më shumë.
Prandaj, nuk kemi kohë për të humbur, është koha të kalojmë nga fjalët në vepra dhe të nisim menjëherë punën, duke vazhduar edhe projektet e filluara nga kryetari aktual.
Me përkushtim, transparencë dhe vizion të qartë, për një Haraçinë më të zhvilluar, më të fortë dhe më të bashkuar! 🤝






