12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Ramë Lahaj në Shkup – Një mbrëmje magjike në nder të Marrëveshjes së Ohrit!

 Zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Izet Mexhiti, priti sot në zyrën e tij njërin nga artistët më të mëdhenj shqiptarë me famë ndërkombëtare, tenorin Ramë Lahaj, shkruan Zhurnal.mk.

Maestro Lahaj ndodhet në Shkup për të marrë pjesë në Koncertin Gala, organizuar me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ku do të interpretojë për publikun një program të veçantë.

Në fjalën e tij, z. Mexhiti falënderoi artistin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përfaqësimin e artit dhe shpirtit kombëtar shqiptar në skenat më prestigjioze të botës.

“Faleminderit, maestro, që me artin tuaj i jepni zë shpirtit tonë kombëtar dhe na përfaqësoni me dinjitet. Mirë se erdhe në Shkup!”, u shpreh Mexhiti.

Eventi i mbrëmjes pritet të mbledhë personalitete të shumta nga fusha e artit, politikës dhe diplomacisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit