“Sot, kur edhe zyrtarisht po shpallen zgjedhjet presidenciale, dua ta njoftoj opinionin se Lidhja Europiane për Ndryshim tashmë e ka kandidatin e saj për president”, ka bërë të ditur kryetari i Alternativas Afrim Gashi përmes një postimi në facebook.
“Kandidati i Lidhjes do të jetë një emër i respektuar, i cili del përtej kufijve etnikë e politikë, duke qenë një mundësi e rrallë që në Maqedoninë e Veriut për herë të parë të shprehet karakteri multietnik i shtetit.
Lidhja ka kandidat që i hy kësaj gare për ta fituar dhe për t’u bërë president i Maqedonisë së Veriut, i cili nuk do të jetë “tjetri”, por që do të jetë “i yni”. Emri i tij do të bëhet publik ditëve në vijim. Po vjen një lajm i mirë”, ka shkruar Gashi/Ora24.tv





