9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

VLEN: Realizojmë 43 projekte madhore në 33 komuna, në vlerë mbi 227 milion denarë

Në një postim në Facebook VLEN tha se: “Pas 1 viti qeverisje, rezultatet tona po ndjehen edhe më shumë nga qytetarët. VLEN konfirmon edhe njëherë angazhimin e pakompromis për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve në çdo cep të vendit. Me vizion të qartë dhe vendosmëri institucionale, po realizojmë 43 projekte madhore në 33 komuna, me vlerë mbi 227 milionë denarë, që synojnë ndërtimin e ujësjellësve, rrjeteve të kanalizimit dhe menaxhimin efikas të ujërave.

Ujë i pastër, kanalizim modern dhe mjedis i mbrojtur janë tre shtyllat mbi të cilat ndërtohet ky plan ambicioz investimesh që do të prekë qindra mijëra qytetarë nga Kërçova e deri në Sveti Nikollë, nga Ohri e Struga, deri në Tetovë, Haraçinë, Studeniçan, Çair, Radovish, Gradsko e shumë të tjera. Në mënyrë të veçantë, VLEN nënvizon me krenari nisjen e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal për fshatin Xhepçisht, një investim prej 30 milionë denarësh, i firmosur në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në prani të ministrit Izet Mexhiti dhe përfaqësuesve lokalë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit