10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Eurodeputetët do të debatojnë Propozim-raportin e Vajcit për vendin

Shkup, 8 korrik  – Parlamenti Evropian përsërit mbështetjen e tij të plotë për angazhimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut për aderim në BE-në dhe për ndryshimet e nevojshme transformuese të nevojshme për të përmbushur kriteret e aderimit, lëvdon angazhimin e vendit për integrimin evropian dhe inkurajon përpjekjet e vazhdueshme për të çuar përpara reformat e harmonizuara me BE-në pavarësisht sfidave dhe dështimeve që kanë testuar durimin dhe besimin e shoqërisë maqedonase, bëhet  e ditur në Propozim-raportitn e eurodeputetit austriak Tomas Vajc mbi raportet e Komisionit Evropian për vendin për 2023 dhe 2024, për të cilat deputetët do të debatojnë sot si pjesë e sesionit të kësaj jave në Strasburg.

Në Dokumentin bëhet e ditur se vendi ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE nga viti 2005, se përfundoi me sukses procesin e skriningut në dhjetor të vitit 2023 dhe se aspiratat e qytetarëve për t’u anëtarësuar në Bashkim kanë çuar në përparim në drejtim të demokracisë dhe reformave socio-ekonomike, megjithatë procesi i aderimit vazhdon të përballet me vonesa për arsye të ndryshme.

“(PE) nënvizon se aderimi në BE mbetet çështje e vullnetit politik në përmbushjen e kritereve dhe zbatimin e detyrimeve që janë marrë përsipër, në raport me zbatimin e reformave të nevojshme dhe miratimin e amandamenteve kushtetuese,” thuhet në Propozim-Raportin, me ç’rast përkujtohet në nevojën e ruajtjes së momentumit dhe besueshmërisë së procesit të integrimit në BE.

Në Dokumentin thuhet se në përputhje me detyrimet e tij nga konkluzionet e Këshillit të korrikut të vitit 2022, vendi “duhet të zbatojë ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të përfundojë menjëherë fazën fillestare të negociatave aderuese”, dhe se autoritetet maqedonase “kanë propozuar zgjidhje për ndryshimet kushtetuese që nuk plotësojnë kërkesat e konkluzioneve të Këshillit të korrikut 2022”.

Në pikën K të dokumentit theksohet se Këshilli “nuk përjashtoi pa mëdyshje vendosjen e kushteve të reja të mëtejshme për fillimin e negociatave të aderimit”, kështu që në nenin 3 eurodeputetët i bëjnë thirrje Këshillit Evropian “të sinjalizojë publikisht dhe pa mëdyshje se Këshilli synon të marrë shpejt dhe pa kushte një vendim pozitiv për të kaluar në fazën tjetër të negociatave të aderimit me Maqedoninë e Veriut pasi të përmbushen kushtet e konkluzioneve të tij të 18 korrikut të vitit 2022, duke respektuar plotësisht gjuhën dhe identitetin maqedonas…”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit