12.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Mickoski: Dyfishohet buxheti për shkencën dhe veprimtarinë shkencore

“Kemi dy thirrje të hapura aktualisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Rreth 340 milionë denarë janë vënë në dispozicion për financimin e projekteve dhe aplikimeve kërkimore-shkencore,” deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve.

Kryeministri Mickoski theksoi se buxheti për shkencë dhe veprimtari shkencore është dyfishuar.

“I ftoj kolegët nga universitetet të paraqesin aplikimet e tyre, kjo është shumë e rëndësishme. Dua gjithashtu të theksoj se fondi i përgjithshëm për shkencë është rritur nga, nëse nuk gaboj, rreth 5.5 milionë euro në vitin 2024, në rreth 670-680 milionë denarë për vitin 2025. Kjo sigurisht që nuk është e mjaftueshme,” theksoi ai.

“Si një person që vjen nga fusha e shkencës, nga UKIM, e di që nuk është e mjaftueshme – duhet edhe më shumë – por mendoj se është më mirë se ç’ka qenë në të kaluarën. Shpresoj që në vitet në vijim do të kemi edhe më shumë për të ofruar për shkencën, sepse shkenca është motori i zhvillimit të një shteti,” shtoi Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit