Sot në pikën kufitare Jazhincë – Glloboçicë, në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është promovuar projekti “One Stop Shop”, ndërsa të pranishëm ishin ministrat e punëve të brendshme të të dy vendeve, Xhelal Sveçla dhe Pançe Toshkovski, si dhe zv.kryeministri në Qeverinë e RMV-së Izet Mexheti. Ky i fundit tha se projekti “One Stop Shop” është dëshmuar i suksesshëm në pikën kufitare “Bllacë” dhe zbatimi i tij do të bëhet edhe në pikat tjera kufitare.
Mexhiti mes tjerash tha se nuk ka më kolona të gjata në Bllacë dhe se e njëjta do të jetë edhe në pikën kufitare Jazhincë – Glloboçicë, edhe pse ka numër më të ulët të lëvizjeve të qytetarëve.
“Nëse në Bllacë kemi pasur dilema se si do të funksionojë One Stop Shop, u pa që nga pritjet me kolona, tani kemi pritje 2 minuta. Atje kemi afruar Shkupin me Prishtinën, ndërsa tani afrojmë Tetovën me Prishtinën. Kjo është në funksion të qytetarëve dhe plani është që të vazhdojmë edhe me pikat tjera kufitare. Të dy qeveritë do të vazhdojmë me realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve”, tha Mexhiti.


                                    



