24.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

“Tensionet në ASH” – Pavarësisht vendimit të Kuvendit të partisë, ministrat nuk mund të shkarkohen

 

Përçarjet brenda ASH-së nuk mund të reflektojnë brenda kabinetit Qeveritar të partisë së Arben Taravarit, përkatësisht nuk mund të kërkon shkarkimi i ministrave dhe zëvendësministrave derisa një gjë të tillë nuk e kërkojnë vetë kuadrot, shkruan Alsat.

I pyetur nëse pret nga partia që t’i hakmerren për rreshtimin e tij me kreun e ASH-së, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha se respekton vendimet e Taravarit dhe organeve legjitime të partisë. Për shkak të zhvillime brenda ASH-së, nga pozita e ministrit nuk planifikon të tërhiqet.

“Partia ka organet e veta, ka kryetarin legjitim aktual dhe unë normal se qëndroj pas vendimit të kryetarit. Për të gjitha qëndrimet e tjera që do të ndodhin të ardhmen ju do të njoftoheni nga organet e partisë”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Përçarjet janë reflektuar edhe në institucionet me të cilat udhëheqin kuadro të kësaj partie. Ushtruesi i detyrës drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Arsim Hasani ka njoftuar sot një të punësuar se i ndërpritet kontrata e punës nga sot edhe pse data e vazhdimit të kontratës rezulton 18 janari i këtij viti.

Dokumenti i cili është publikuar nga personi të cilit i është ndërprerë marrëveshja e punës, mban firmën e Hasani dhe i adresohet të punësuarit në Gostivar. I pyetur për akuzat që kanë për bazë hakmarrjen politike, Hasani hodhi poshtë të njëjtat dhe tha se vendimi nuk ka të bën me prapavijë politike.

“Vendimet dhe bindjet politike në asnjë moment e asnjë rast nuk ka qenë dhe nuk do të jetë vendimtare për procesin e punës. Gjatë analizës më të hollësishme të kuadrit të nevojshëm të Institucionit në përgjithësi, e pamë të arsyeshme dhe mese të nevojshme që në disa Filiale të shkurtohet numri i të angazhuarve, kurse në disa të tjera të rritet, e gjithë kjo në drejtim të funksionimit sa më të mirë të procesit të punës”, theksoi Arsim Hasani, u.d Drejtor i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor.

Kreu i ASH-së, Arben Taravari ka reaguar pas veprimeve të tilla duke i kujtuar drejtorët dhe funksionarët e ASH se 8 maji është afër dhe se tentativa për t’i frikësuar aktivistët nuk do ju kalon.

“Tek disa nga aktivistët e ASH-së po tentohet që të frikësohen me metodën klasike të sistemit që po e shembin, atë të kërcënimit me “largim nga puna”. Kot është…Ndryshimi Ka Nis dhe nuk e kthen prapa Asnjë dhe Asgjë! Ju që përdorni pushtetin në këtë mënyrë, ju ftoj të blini një kalendar ose të shikoni tek kalendari i celularit tuaj dhe të Lexoni…8 Maji është Shumë por Shumë Afër!”, tha Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Në rrethana jo zyrtare, aktivistë dhe struktura të ndryshme të ASH-së të cilët janë rreshtuar me Taravarin kanë denoncuar edhe presione nëpër kompani private, por një gjë të tillë nuk e kanë denoncuar publikisht apo adresuar në institucione përkatëse./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

429 KOMENTET

  1. Hello there! Do you know if they make any plugins to assist with
    Search Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
    If you know of any please share. Thanks! You can read similar blog here: Eco product

  2. Hello there! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine Optimization?
    I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords
    but I’m not seeing very good success. If you know of any please share.
    Many thanks! I saw similar blog here: Code of destiny

  3. I’m extremely inspired along with your writing skills as smartly as with the format in your weblog. Is that this a paid subject matter or did you modify it yourself? Either way keep up the nice quality writing, it is uncommon to see a great blog like this one these days. I like ora24.tv ! Mine is: Stan Store

  4. I’m really impressed along with your writing skills and also with the format to your weblog. Is this a paid subject matter or did you modify it your self? Either way stay up the nice quality writing, it’s rare to see a nice blog like this one nowadays. I like ora24.tv ! It’s my: Lemlist

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit