Rreth 50 punonjës të Kopshtit Zoologjik në Shkup thonë se nuk kanë marrë ende pagat e muajit mars, përcjell TV21. Kërkojnë nga Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit që të gjejnë zgjidhje.
“Kjo protestë është që të na shohin, që ne me të vërtet nuk kemi marrë paga për muajin mars. Pagën e fundit e kemi marrë para 45 ditëve. Neve na duhen para, që nga dje kemi humbur edhe sigurimin shëndetësor për shkak të mos marrjes së pagës. Kemi kolegë që janë në pushim mjekësor që kërkojnë që kjo të rregullohet, ku pa para, tani edhe pa shëndetësi”, tha Mile Tanevski, kryetar i Sindikatës pranë Kopshtit Zoologjik./tv21.tv





