12.8 C
Skopje
Wednesday, May 15, 2024

55 vjet nga themelimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot shënohet 55 vjetori i themelimit ë saj.

Me rastin e Ditës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, shefi i diplomacisë Bujar Osmani, do të mbajë konferencë për shtyp, ndërsa dje Klubi diplomatik nga Shkup e shënoi Ditën e diplomacisë së Maqedonisë me mbjellje të pemëve para ndërtesës së MPJ-së dhe vizitë në Muzeun memorial të KAÇKM-së në Pelince.

Byroja e diplomacisë fillimet e saj i ka në Byronë për marrëdhënie me jashtë të formuar në vitin 1969. Republika e Maqedonisë ka pasur diplomatë të saj, të cilët kanë punuar në diplomacinë jugosllovene në Beograd dhe jashtë, si dhe në organin republikan për marrëdhënie me jashtë. Në vitin 1991 ky organ është shndërruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme i kryen punët që i përkasin punëve të jashtme dhe politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Një nga aktivitetet më të rëndësishme diplomatike të kësaj Ministries ka qenë kryesimi me OSBE-në, të cilën e ka shënuar në vitin 2023 ku shteti ynë ka qenë nikoqir i Samitit të OSBE-së.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit